HomeAktuale5 Maji – Dita e Dëshmorëve të Kombit: Latifi nderon të rënët...

5 Maji – Dita e Dëshmorëve të Kombit: Latifi nderon të rënët për liri

spot_img

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Përmes një aktiviteti përkujtimor, së bashku me familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të OVL-UÇK, bashkëpunëtorë dhe qytetarë, Latifi tha se kujtimi për të rënët mbetet i përhershëm dhe udhërrëfyes për të ardhmen.

Ai theksoi se nderimi për dëshmorët nuk duhet të kufizohet vetëm në data përvjetore, por duhet të reflektohet në angazhimin e përditshëm për ndërtimin e një shteti të drejtë, të zhvilluar dhe të denjë për sakrificën e tyre.

“Sot nuk është vetëm një ditë kujtimi, por edhe një thirrje për përgjegjësi. Sa herë që punojmë për të mirën e përbashkët, ne forcojmë vlerat për të cilat ata ranë”, u shpreh ai.

Në fund, Latifi u shpreh se kujtimi për dëshmorët dhe heronjtë e atdheut do të mbetet i përjetshëm ndër breza, duke e cilësuar 5 Majin si një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Lajmet e Fundit

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së...

Kurti takon në Nju-Jork presidentin e Bankës Botërore 

"Gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot takova edhe...

Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar në Pressing në T7 foli për dënimin...

Kurti takohet me Kallasin në OKB: Kërkon trysni ndaj Serbisë dhe statusin kandidat për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në selinë e Organizatës...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...