HomeSportKosova e mbyll edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, mbetet në...

Kosova e mbyll edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, mbetet në Ligën B

spot_img

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, teksa pësoi humbje 3:0 nga Irlanda, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Dublin.

Momenti vendimtar i ndeshjes ndodhi në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi ndali topin me dorë në vijën e portës, duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq. Nga pika e bardhë, Troy Parrott ishte i saktë në minutën e 28-të, duke i dhënë epërsinë Irlandës.

Pavarësisht disavantazhit numerik, Dardanët u përpoqën të qëndronin në lojë, por Irlanda e shfrytëzoi epërsinë e një lojtari më shumë. Në minutën e 50-të, pas një penalltie të shkaktuar nga portieri Aro Muric, Parrott realizoi sërish për 2:0.

Rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Jack Moylan në minutën e 75-të, me një goditje të saktë me kokë.

Kosova e nisi ndeshjen me qasje sulmuese, duke krijuar rrezik përmes Lindon Emërllahut dhe Vedat Muriqit, por përjashtimi i Hajrizit ndryshoi rrjedhën e takimit.

Me këtë rezultat, Kosova e përfundon Grupin B3 në pozitën e tretë me gjashtë pikë dhe siguron qëndrimin në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Austria e fitoi grupin me 12 pikë, Irlanda përfundoi e dyta me tetë, Kosova e treta me gjashtë, ndërsa Izraeli i fundit me katër pikë.

Kosova do të jetë në vazon e tretë për shortin e kualifikimeve, i cili do të tërhiqet më 6 dhjetor.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...