Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në Dublin, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Republikës së Irlandës, në kuadër të UEFA Nations League.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se stërvitja është mbajtur nën reshjet e shiut, ndërsa futbollistët janë paraqitur me përqendrim të plotë dhe motivim maksimal.
Kjo do të jetë sfida e fundit e Dardanëve për këtë vit në UEFA Nations League.

