Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit të Trajnerëve dhe Departamentin e Futsallit të FFK-së, në kuadër të aktiviteteve për zhvillimin dhe avancimin profesional të trajnerëve, organizon një workshop me instruktorin ndërkombëtar Mico Martić.
Data: 20 nëntor 2026 (e premte)
Ora: 17:00
Vendi: Salla qendrore në selinë e FFK-së, Prishtinë
Instruktor: Mico Martić
Në këtë punëtori do të marrin pjesë trajnerët e Superligës, Ligës së Parë dhe përfaqësueseve të futsallit të Kosovës.
Workshopi do të ofrojë mundësi për shkëmbimin e përvojave, përditësimin e njohurive profesionale dhe diskutimin e zhvillimeve më të fundit në futsall.
Orët e pjesëmarrjes në këtë workshop do të njihen dhe regjistrohen si orë shtesë të zhvillimit të vazhdueshëm profesional (CPD –Continuing Professional Development) për trajnerët pjesëmarrës.
Përmes aktiviteteve të tilla, FFK dhe Shoqata e Trajnerëve vazhdojnë angazhimin e përbashkët për ngritjen e cilësisë së trajnerëve dhe zhvillimin e futsallit në Kosovë.

