HomeEkonomiGerxhaliu: Inflacioni në Kosovë nuk e pasqyron plotësisht barrën ekonomike të qytetarëve

Gerxhaliu: Inflacioni në Kosovë nuk e pasqyron plotësisht barrën ekonomike të qytetarëve

spot_img

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ka ngritur shqetësimin për dallimin ndërmjet inflacionit zyrtar dhe kostos reale të jetesës me të cilën përballen qytetarët në Kosovë.

Në një postim në “Facebook”, Gerxhaliu ka theksuar se statistikat e inflacionit mund të jenë matematikisht të sakta, por jo gjithmonë e pasqyrojnë plotësisht realitetin ekonomik të familjeve kosovare.

Ai ka shpjeguar se ndikimi i inflacionit ndryshon varësisht nga të ardhurat dhe struktura e shpenzimeve familjare.

Sipas tij, familjet me të ardhura të ulëta shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit për ushqim, energji, banim dhe transport, prandaj rritja e çmimeve të këtyre produkteve dhe shërbimeve i prek më shumë ato.

Gerxhaliu ka vlerësuar se inflacioni duhet të analizohet jo vetëm përmes përqindjeve zyrtare, por edhe në raport me pagat, pensionet, të ardhurat familjare dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Në fund, ai ka theksuar se ekonomia nuk matet vetëm me shifra statistikore, por edhe me atë se sa mund të blejë një qytetar me të ardhurat e tij.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...