HomeAktualeRama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare 2030: T’i përmbushë obligimet...

Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare 2030: T’i përmbushë obligimet e veta

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për rrezikimin e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke kërkuar përmbushjen e obligimeve të marra ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Në një postim në Facebook, Rama ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit Basha dhe ministrit Gashani në Kuvend, duke i akuzuar për, siç tha, dezinformim të qytetarëve dhe shmangie të përgjegjësisë së Qeverisë.

Ai ka theksuar se mbështet organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe përfshirjen e qyteteve të tjera, por në përputhje me marrëveshjet dhe Masterplanin e miratuar.

Reagimi i tij i plotë:

BASHA E GASHANI, NDALNI GËNJESHTRAT NË KUVEND! MOS I RREZIKONI LOJËRAT MESDHETARE PËR AGJENDËN TUAJ POPULLISTE!

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë një mundësi historike për Kosovën. Kemi përgjegjësi me e jetësu këtë mundësi dhe me ua lënë brezave një trashëgimi që na bën krenarë.

Deputeti Basha dhe ministri Gashani po e përdorin foltoren e Kuvendit për me mashtru qytetarët dhe me e fsheh përgjegjësinë e Qeverisë përmes akuzave ndaj meje dhe Kryeqytetit. Letrat me vërejtje nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, drejtuar Qeverisë së Kosovës, dëshmojnë qartë se ku janë problemet dhe kush duhet t’i përmbushë obligimet.

Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: i mbështes Lojërat dhe përfshirjen e qyteteve të tjera, në përputhje me marrëveshjet dhe Masterplanin e miratuar.

Unë dhe Kryeqyteti kemi vetëm 3 nga 12 vota në Komitetin Organizativ. Qeveria dhe Komiteti Olimpik i Kosovës e kanë shumicën vendimmarrëse. Përgjegjësinë për vendimet e tyre duhet ta marrin para qytetarëve.

Po kërkojmë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të Masterplanit të hartuar nga profesionistët e të miratuar nga institucionet e Kosovës dhe Komiteti Ndërkombëtar. Çdo zotim i marrë në emër të Kosovës duhet të përmbushet.

Kryeministri Kurti po e përdor këtë ngjarje historike për agjendën e tij populiste, duke nxitur përçarje mes qyteteve dhe duke hedhur akuza për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërkohë, koha për pagesat, infrastrukturën dhe përmbushjen e obligimeve po kalon.

Rreziku për këtë organizim po vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë:

• Mospagesa e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat vetë Qeveria ka dhënë garanci.

• Përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit të miratuar.

Afatet po mbarojnë. Çdo ditë e humbur e rëndon përgjegjësinë dhe e rrezikon këtë mundësi historike.

QEVERIA DUHET T’I PËRMBUSHË OBLIGIMET E VETA, TANI!

Ne do të vazhdojmë me punu për Prishtinën dhe për Kosovën, me përkushtimin që e kemi pasur që nga dita e parë. Qytetarët meritojnë t’i shohin Lojërat të realizohen me sukses dhe Kosovën të dalë faqebardhë para botës.

Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet!

Lajmet e Fundit

Shiroka Pula pret drejtorin e IKKL-së, vlerëson dokumentimin e krimeve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të...

Kuvendi i Kosovës vazhdon të premten seancën plenare

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë të premten, më 13 nëntor 2026,...

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil...

Kurti në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga kryeministri i Irlandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të European Political Community (EPC) në Dublin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...