HomeAktualeShiroka Pula pret drejtorin e IKKL-së, vlerëson dokumentimin e krimeve të luftës

Shiroka Pula pret drejtorin e IKKL-së, vlerëson dokumentimin e krimeve të luftës

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi punën e Institutit gjatë tri viteve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.

Presidentja theksoi se, meqë raporti dhe lista janë preliminare, procesi i dokumentimit kërkon vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re.

Më tej, Presidentja Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij.

Lajmet e Fundit

Kuvendi i Kosovës vazhdon të premten seancën plenare

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë të premten, më 13 nëntor 2026,...

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil...

Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare 2030: T’i përmbushë obligimet e veta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për rrezikimin e organizimit...

Kurti në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga kryeministri i Irlandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të European Political Community (EPC) në Dublin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...