HomeAktualeÇKA FSHIHET PAS ‘ALEANCËS VV–PSD’ KUNDËR VJOSËS?

ÇKA FSHIHET PAS ‘ALEANCËS VV–PSD’ KUNDËR VJOSËS?

spot_img

Shkruan: Meliza Haradinaj, ish këshilltare e ish presidentes Vjosa Osmani

Sinkronizimi i Vetëvendosjes dhe PSD-së në sulmet ndaj Presidentes Osmani është kalkulim politik: dy subjekte me të njëjtin ADN ideologjike godasin të njëjtin target.

VV dhe PSD nuk lidhen vetëm nga e kaluara e përbashkët politike, por edhe nga një botëkuptim që e vendos pushtetin mbi shtetin, dhe ideologjinë mbi interesin kombëtar.

Afrimi strategjik i Vjosës me Trump dhe kodifikimi i garancive amerikane në ligj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës u prit me rezistencë nga KM Kurti, e jo me unitet. Pse? Sepse kjo aleancë e zhvendos qendrën e gravitetit nga ideologjia në siguri reale shtetërore, dhe kjo i prish llogaritë e atyre që ushqehen politikisht me konflikt të brendshëm dhe tension të jashtëm.

Kur kësaj i shtohet fakti që partia simotër PSD ka përkrahur hapur idenë e shkëmbimit të territoreve, ndërsa VV sulmon pikërisht figurën që mishëron mbrojtjen e integritetit territorial, pasqyra bëhet e qartë: njëra plotëson tjetrën në qëllimin e njejtë. Është ndarje rolesh.

Pjesëmarrja e KM Kurti në “koalicionin anti-Trump” në Barcelonë, në një shtet mosnjohës ishte sinjal i rrezikshëm politik: rreshtim ideologjik në vend të konsolidimit shtetëror. Nuk ishte diplomaci. Në këtë logjikë, sulmi ndaj Osmanit nuk është për personin, por për orientimin që ajo përfaqëson.

Pra, pyetja nuk është nëse ka koordinim Kurti – Molliqaj. Pyetja është: deri ku shkon ky koordinim?

Sepse kur dy parti që relativizojnë rreziqet si shkëmbimi territorial bashkohen në goditje ndaj figurës që e mbron vijën e kuqe të shtetit, atëherë kemi të bëjmë kryekput me një skemë të rrezikshme politike.

Dhe projekti është i qartë: elimino politikisht figurën që ankoron Kosovën në aleanca strategjike dhe në integritet territorial, për të hapur rrugë për narrativa që i shërbejnë pushtetit e jo shtetit.

Kjo është thelbi. Të tjerat janë zhurmë.

Lajmet e Fundit

Lamine Yamal parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe nuk është Barcelona

Lamine Yamal ka zbuluar se Paris Saint-Germaini është skuadra që e sheh si favorite...

Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi në shoqërinë e kryetarit të...

“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte nga ora 21:00 do të mbahet sërish protestë...

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...