HomeAktualeAntoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me...

Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

spot_img

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi në shoqërinë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës. Fotografisë Quni i ka vendosur mbishkrimin: “Lumiri me Shaljan”.

Publikimi i kësaj fotografie vjen në një periudhë kur brenda LDK-së janë shfaqur përplasje lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LVV-së për propozimin për Bekim Sejdiun për president të Kosovës, raporton Express.

Kandidatura e Sejdiut ishte kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, përfshirë edhe Kujtim Shalën. Krahas Shalës, kundër kandidaturës ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Megjithatë, Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara për president, duke deklaruar se, në rrethanat e krijuara, nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.

Lajmet e Fundit

Lamine Yamal parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe nuk është Barcelona

Lamine Yamal ka zbuluar se Paris Saint-Germaini është skuadra që e sheh si favorite...

“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte nga ora 21:00 do të mbahet sërish protestë...

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...