HomeAktualeLidhjet ekonomike forcojnë marrëdhëniet Kosovë - Britani

Lidhjet ekonomike forcojnë marrëdhëniet Kosovë – Britani

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të thellohen edhe më tej në aspektin ekonomik dhe afarist.

Kurti i bëri këto deklarata në Forumin e Biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë 2026, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Prishtinë.

Ai tha se, përveç marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, janë lidhjet ekonomike ato që mund të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme mes dy vendeve dhe popujve.

“Ndërsa miqësia jonë e kahershme dhe marrëdhëniet diplomatike i kanë afruar dy vendet tona, janë lidhjet ekonomike ato që do të krijojnë lidhje të qëndrueshme mes popujve tanë. Bizneset bëjnë diçka që qeveritë e vetme nuk mund ta bëjnë. Ato krijojnë mundësi konkrete për njerëzit, duke hapur vende pune, tregje të reja dhe duke mundësuar që idetë të kapërcejnë kufijtë”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur edhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, veçanërisht pas luftës së vitit 1999, duke theksuar rolin e trupave britanike në kuadër të KFOR-it. “Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar një aleancë të fortë dhe të qëndrueshme që nga viti 1999. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me të. Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dëshmohet gjithashtu përmes kontributit në KFOR dhe mbështetjes së saj për sigurinë dhe paqen tonë”, tha ai.

Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, Kurti tha se vendi ka shënuar rritje në vitet e fundit, duke veçuar rritjen e fitimeve të korporatave, themelimin e bizneseve të reja dhe rritjen e investimeve të huaja.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se Kosova duhet të lidhet edhe më fuqishëm me fqinjët evropianë dhe institucionet euroatlantike, jo vetëm në aspektin politik dhe të sigurisë, por edhe në atë ekonomik.

Ambasadori britanik ka folur edhe për organizimin e takimit, duke thënë se aty janë mbledhur investitorë, drejtues biznesesh, sipërmarrës, përfaqësues të qeverisë dhe miq të Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar dhe rajoni.

Ai ka vlerësuar veçanërisht rolin e diasporës kosovare në Britani, duke theksuar kontributin e saj në të dyja vendet. “Kur njerëzit mendojnë për marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, guxoj të them se shpesh mendojnë fillimisht për sigurinë, politikën apo diplomacinë, dhe kjo është e kuptueshme. Sepse ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi krenarë që kemi qëndruar përkrah Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë së saj. Dhe shumë kosovarë, përfshirë padyshim shumë prej jush që jeni këtu sot, kanë kujtime familjare për atë mbështetje dhe atë partneritet ndër vite”, ka thënë ai.

Hargreaves ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të mbështeten vetëm në historinë e përbashkët, por duhet të zhvillohen edhe përmes bashkëpunimit ekonomik.

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale...

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve...

Mbeturinat “pushtojnë” rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës

Mbeturinat kanë “pushtuar” rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur ankesa...

Gjykata merr vendimin ndaj Granit Xhakës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...