HomeAktualeHaziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00...

Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit

spot_img

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar në natën e 19-të të protestës se protestuesit do ta kalojnë gjithë natën në shesh, ndërsa ka ftuar qytetarët të bashkohen nesër nga ora 08:00, para seancës së Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haziri tha se ende nuk është arritur marrëveshje për votimin e ligjit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të protestuesve.

“Sonte do ta kalojmë natën këtu, në shesh! Ne do të qëndrojmë jashtë, të bashkuar, për të pritur zbardhjen e ditës dhe për t’i pritur nesër sy më sy deputetët që do të hyjnë në seancën e Kuvendit”, deklaroi ai.

Haziri theksoi se protestuesit nuk do të tërhiqen nga kërkesa për miratimin e ligjit.

Ai kritikoi kushtëzimin e kësaj çështjeje me marrëveshje për poste institucionale, duke e cilësuar një qasje të tillë të papranueshme dhe fyese.

Sipas Hazirit, UÇK-ja është themeli i shtetit të Kosovës dhe duhet t’i bashkojë të gjithë, pa dallime partiake.

Ai ftoi qytetarët t’u bashkohen protestuesve gjatë natës dhe të mblidhen nesër nga ora 08:00, ndërsa protestën masive e paralajmëroi për orën 08:30, para fillimit të seancës.

“Ejani sonte! Ejani nesër në 08:00! Të bëhemi një zë e një grusht, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit tonë kombëtar”, përfundoi Haziri.

Lajmet e Fundit

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes...

Ademi pas barazimit me Austrinë – Besoj se do jemi në vendin e dytë

Kreui i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Klan Kosovën...

Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë

1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft...

GOOOL, Kosovë 1-0 Austri: Zhegrova pason, Asllani shënon

Minuta e 70' Super aksion, Zhegrova asiston, Fisnik Asllani me të parën godet dhe...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...