HomeAktualeAdemi pas barazimit me Austrinë - Besoj se do jemi në vendin...

Ademi pas barazimit me Austrinë – Besoj se do jemi në vendin e dytë

spot_img

Kreui i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Klan Kosovën pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë. Ademi e vlerësoi lart paraqitjen e Dardanëve, duke thënë se skuadra ishte pranë një fitoreje të madhe, por fati nuk ishte në anën e Kosovës.

“Luajtëm shumë mirë sonte. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, por futbolli i ka këto. Ndonjëherë bëhet ndonjë gabim. Do të ishte dashur që ndeshja të mbyllej me goditjen e Rashicës, me shtyllën e Rashicës do të ishte 2:0 dhe do të përmbyllej”, tha Ademi.

Presidenti i FFK-së theksoi se pavarësisht mungesave, Kosova po ndërton një ekip të ri, gjë që sipas tij jep shpresë për të ardhmen.

“Me rëndësi është që ekipi ynë, përkundër mungesave që i kemi, po krijohet një format i ri i ekipit dhe sigurisht që kjo na jep shumë shpresë. Këto pikë që na mungojnë tash, besoj se me dy ndeshjet e ardhshme do t’i rikuperojmë dhe do të jemi në vendin ku duhet të jemi”, u shpreh ai.

Ademi bëri të ditur se objektivi i Kosovës mbetet pozita e dytë në grup.

“Ne synojmë tashmë vendin e dytë dhe besoj se do të jemi në vendin e dytë. Me këtë lojë dhe me këtë ekip që e kemi, mund të them se ndonjëherë nuk e kemi pasur ditën, siç ndodhi në Austri. Përndryshe, ekipi është shumë i mirë dhe jam krenar me këtë ekip”, deklaroi Ademi në Klan Kosova.

Lajmet e Fundit

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes...

Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar në natën e...

Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë

1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft...

GOOOL, Kosovë 1-0 Austri: Zhegrova pason, Asllani shënon

Minuta e 70' Super aksion, Zhegrova asiston, Fisnik Asllani me të parën godet dhe...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...