1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft të luftuar deri në fund.
Fisnik Asllani kaloi Kosovën në epërsi, por Christoph Lang shënoi për t’i dhënë barazimin Austrisë.
Kështu, të dyja skuadrat ndajnë pikët, nga një për secilën, pas 90 minutash.
Me këtë rezultat, Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Austria që është e para me tetë pikë.

