HomeAktualeLot dhe emocione në "Fadil Vokrri", Valon Berisha përshëndetet nga Kombëtarja

Lot dhe emocione në “Fadil Vokrri”, Valon Berisha përshëndetet nga Kombëtarja

spot_img

Një moment i veçantë dhe plot emocione sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Federata e Futbollit e Kosovës nderoi Valon Berishën për kontributin e tij të çmuar në fanellën dardane.

Pas 52 paraqitjeve dhe 4 golave për Kosovën, Valoni përmbyll një kapitull të rëndësishëm me Kombëtaren, duke lënë pas momente që do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit tonë.

Emri i tij është i lidhur veçanërisht me 5 shtatorin e vitit 2016, kur ndaj Finlandës shënoi nga penalltia golin e barazimit 1:1 – golin e parë të Kosovës në një ndeshje zyrtare në garat e FIFA-s dhe UEFA-s.

Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, emocionet dhe gjithçka që dha për ngjyrat dardane, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi Valonit një fanellë simbolike, që përjetëson rrugëtimin e tij me Kombëtaren.

52 paraqitje. 4 gola. Një gol historik. Kujtime të paharrueshme.

“Faleminderit për çdo emocion dhe për çdo moment me fanellën e Kosovës, Valon!

Emri yt mbetet në historinë e Kosovës. 🇽🇰🙌”, ka shkruar FFK në rrjetet sociale.

Lajmet e Fundit

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes...

Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar në natën e...

Ademi pas barazimit me Austrinë – Besoj se do jemi në vendin e dytë

Kreui i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Klan Kosovën...

Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë

1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...