Pak orë para ndeshjes Kosovë-Austri, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova
Foda tha se fokusi kryesor i “Dardanëve” do të jetë intensiteti i lojës, pasi sipas tij Austria është shumë e shpejtë në kundërsulme pas fitimit të topit.
“Përgjithësi nuk është se kishim edhe aq shumë kohë të përgatiteshim për lojën e sotme, pasi kishim fluturimin nga Hungaria në Kosovë. Një ditë të plotë kishim rigjenerim, ndërsa sot të shohim se çka ndodh. E rëndësishme është intensiteti i lojës sot, që të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë Austrisë, pasi e dimë se pas fitimit të topit austriakët janë shumë të shpejtë në kundërsulme. Kjo është pjesa kryesore ku do të mundohemi të punojmë sot”, u shpreh Foda.
Sa i përket formacionit, trajneri ka paralajmëruar se nuk priten ndryshime të mëdha.
Ai ka konfirmuar se Ron Rajçi do të paraqitet në vend të Albian Hajdarit, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Irlandës.
“Jo, nuk do të kemi edhe ndryshime të mëdha. I vetmi ndryshim është Ron Rajçi, që do të paraqitet në vend të Albian Hajdarit, siç ndodhi me Irlandën. Do të jetë e vetmja mënyrë e lojës si ndaj Irlandës, andaj shpresojmë”, ka deklaruar Foda në Klan Kosova.

