Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rrugën evropiane të vendit.
Sipas Abdixhikut, gjatë takimit është theksuar rëndësia e forcimit të marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Ai ka deklaruar se integrimi evropian mbetet interes strategjik i Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me Gjermaninë është i rëndësishëm për avancimin e këtij procesi.
Abdixhiku dhe Hofreiter kanë diskutuar edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në dimensionin parlamentar dhe në forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet evropiane.

