HomeAktualeKadrijaj mes lotësh: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, goditje ndaj Kosovës

Kadrijaj mes lotësh: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, goditje ndaj Kosovës

spot_img

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur e përlotur për vendimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja dënoi sot Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

Deputetja e Aleancës tha se ky vendim ishte goditje për popullin e Kosovës duke ritheksuar se gjyakta në fjalë është politike.

“Shumë keq”, tha Kadrijaj për Klan Kosovën, mes lotësh.

“Ka qenë goditje ndaj Kosovës, ndaj vlerave të luftës, ndaj familjeve të dëshmorëve, ndaj veteranëve, invalidëve, ndaj Kosovës”.

“Nuk është parapa një gjykim i tillë, e kam thanë që kjo është një gjykatë politike edhe sot gjykimet ishin politike, të hartuara nga shteti i cili ka kry krime në Kosovë, në bashkëpunim me disa shqipfolës”.

“Këto dënime marramendësve kanë qenë tmerruese, shokuese, nuk i ka meritu populli i Kosovës”.

Lajmet e Fundit

Granit Xhaka reagon pas aktgjykimit në Hagë: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale...

Me stemën e UÇK-së të vendosur në kostum, deputetët e PD-së i drejtohen Parlamentit

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që t’i drejtohen Kuvendit këtë të enjte me...

Policia: Dy persona të shoqëruar pas protestave, njërit iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e...

Mot me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...