HomeAktualePolicia: Dy persona të shoqëruar pas protestave, njërit iu caktua masa e...

Policia: Dy persona të shoqëruar pas protestave, njërit iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tubimeve të qytetarëve në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Policisë, qytetarët kanë filluar të mblidhen që nga orët e mbrëmjes së 15 shtatorit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa mijëra qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme janë tubuar edhe gjatë orëve të mëngjesit të 16 shtatorit.

Policia thotë se kishte ndërmarrë paraprakisht masa preventive dhe operative me qëllim që tubimet të zhvilloheshin në mënyrë të qetë, demokratike dhe në përputhje me ligjin.

Pas shpalljes së aktgjykimit, sipas Policisë, një pjesë e protestuesve janë nisur drejt ish-objektit të EULEX-it dhe më pas drejt bazës së EULEX-it, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Policia ka bërë të ditur se, pas arritjes pranë objektit të EULEX-it, disa protestues kanë tentuar me forcë të depërtojnë brenda rrethojave të objektit.

Sipas njoftimit, protestuesit kanë hedhur gjësende dhe mjete të forta drejt rrethojave dhe objektit, ndërsa kanë tentuar edhe të kalojnë kordonin policor.

Numri i protestuesve, sipas Policisë, është rritur pasi në Prishtinë kanë ardhur qytetarë nga zona të ndryshme të Kosovës, ndërsa përkohësisht është bllokuar edhe qarkullimi në drejtim të rrugës Fushë Kosovë–Prishtinë.

Pas protestës pranë bazës së EULEX-it, një pjesë e protestuesve janë kthyer drejt qendrës së Prishtinës dhe janë vendosur pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Policia thotë se edhe para Qeverisë protestuesit fillimisht kanë qenë të qetë, por më pas disa prej tyre kanë tentuar të kalojnë rrethojat dhe kordonin policor, si dhe kanë hedhur mjete të forta drejt objektit.

Sipas Policisë, në mesin e turmës ka pasur edhe persona të maskuar që kanë hedhur gurë, ndërsa disa protestues kanë reaguar ndaj tyre.
Për shkak të situatës së krijuar, Policia ka shtuar prezencën në terren dhe ka ndërmarrë masa për parandalimin e incidenteve, mbrojtjen e objekteve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Si rezultat i veprimeve policore, dy persona janë shoqëruar në polici. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa personi tjetër është liruar dhe ndaj tij procedura do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Për shkak të protestave, Policia ka ndërprerë përkohësisht qarkullimin në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë dhe në rrugën “Bill Klinton”, duke e orientuar trafikun në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve që ende ndodhen në tubime që pakënaqësitë t’i shprehin në mënyrë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë që aktivitetet të zhvillohen në mënyrë të sigurt.

“Siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...

Verdikti i Speciales, OVL-UÇK mblidhet sot

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar...

Endrit Thaçi kthehet në Kosovë: Besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, është kthyer në Kosovë. Ai tha se beson që...

Zidane nis epokën te Franca, konfirmohet stafi i tij

Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar përbërjen e stafit të ri të Kombëtares së Francës,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...