HomeAktualePolicia e Kosovës: Masat e sigurisë janë procedura të rregullta, jo “blindim”...

Policia e Kosovës: Masat e sigurisë janë procedura të rregullta, jo “blindim” i vendit

spot_img

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale, të cilat pretendojnë se Kosova po “blindohet” në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe se tashmë është bërë i ditur plani policor për 16 shtatorin.

Policia ka sqaruar se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur priten zhvillime, aktivitete apo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve janë pjesë e procedurave të rregullta policore.
Sipas Policisë, këto masa kanë për qëllim menaxhimin e sigurt të tubimeve, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e trafikut rrugor dhe garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve.

Në njoftim thuhet se, gjatë vlerësimeve dhe planifikimeve policore, merret parasysh edhe mundësia që individë apo elemente të caktuara, përfshirë persona nga jashtë vendit, të tentojnë të shfrytëzojnë grumbullimet e mëdha për provokime, incidente apo veprime destabilizuese.

Policia thekson se bëhet fjalë për masa parandaluese dhe standarde, të cilat aplikohen në varësi të numrit të pritshëm të pjesëmarrësve dhe vlerësimit të përgjithshëm të situatës.

Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që t’u referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, të cilat mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm në opinion.

Lajmet e Fundit

APELI i veteranëve të UÇK-së për BE-në dhe ambasadorët e huaj

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së së UÇK-së Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja,...

Drita dhe Gjilani ndajnë pikët, Prishtina triumfon bindshëm ndaj Feronikelit 74

Dy ndeshje janë zhvilluar sonte në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës. Në derbin...

Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar

Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë...

Agim Ademi, president i FFK-së: Flamurtari – Prishtina, ndeshja që nisi një epokë dhe hyri në histori

"Më 13 shtator 1991, në një kohë kur gjithçka shqiptare në Kosovë po përballej...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...