HomeAktualeAgim Ademi, president i FFK-së: Flamurtari - Prishtina, ndeshja që nisi një...

Agim Ademi, president i FFK-së: Flamurtari – Prishtina, ndeshja që nisi një epokë dhe hyri në histori

spot_img

“Më 13 shtator 1991, në një kohë kur gjithçka shqiptare në Kosovë po përballej me shtypje, përndjekje dhe përjashtim, në stadiumin e Flamurtarit u luajt një ndeshje që do të mbetej përgjithmonë në historinë e futbollit tonë.

Flamurtari – Prishtina (3:2). Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte ndeshja e parë e Kampionatit të pavarur të Kosovës, e nisur vetëm pak javë pas themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 20 gusht 1991, të cilës i priu Agim Bytyçi.

Në një kohë kur regjimi i atëhershëm jugosllav kishte suprimuar institucionet dhe kishte larguar klubet tona nga stadiumet, njerëzit e futbollit të Kosovës morën vendimin historik: të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të luajnë.

Dhe kështu, larg stadiumeve, në kushte të jashtëzakonshme dhe nën presion të vazhdueshëm, nisi një kampionat ku nuk kishin shumë rëndësi pikët apo trofetë. Misioni ishte tjetër. Të tregohet në këtë formë rezistenca edhe përmes sportit ndaj pushtuesit, krahas dy segmenteve tjera: arsimit dhe shëndetësisë, që po ashtu funksionin si institucione të Republikës së Kosovës.

E rëndësishme ishte se futbolli i Kosovës kishte nisur rrugëtimin e vet të pavarur. Nga ajo fushë, nga ajo ndeshje, nga ajo gjeneratë që nuk u dorëzua, nisi një rrugëtim që pas 25 vitesh do ta çonte Kosovën në UEFA dhe FIFA.

Sot, kur shohim flamurin e Kosovës në stadiumet më të mëdha të Evropës dhe botës, duhet ta kujtojmë edhe atë 13 shtator të vitit 1991. Sepse para se Kosova të bëhej pjesë e futbollit botëror, futbolli ynë duhej të luftonte për të ekzistuar.

Respekt për të gjithë ata që e nisën atë rrugëtim.
Respekt për gjeneratat që sakrifikuan.
Respekt për ata që besuan”, ka shkruar në ‘Facebook’ presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lajmet e Fundit

APELI i veteranëve të UÇK-së për BE-në dhe ambasadorët e huaj

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së së UÇK-së Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja,...

Policia e Kosovës: Masat e sigurisë janë procedura të rregullta, jo “blindim” i vendit

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale, të cilat pretendojnë se...

Drita dhe Gjilani ndajnë pikët, Prishtina triumfon bindshëm ndaj Feronikelit 74

Dy ndeshje janë zhvilluar sonte në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës. Në derbin...

Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar

Kujtim Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kontestuar kushtetutshmërinë e Qeverisë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...