Një flamur amerikan i vendosur në objektin e qeverisë, qirinj dhe një tablo me emrat e 2 mijë e 977 viktimave rikthejnë kujtimet e një prej ditëve më të dhimbshme të shekullit 21.
Kanë kaluar 25 vjet, por pamjet e Kullave Binjake, tymi mbi Nju-Jork dhe dhimbja e mijëra familjeve mbeten pjesë e kujtesës kolektive.
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë homazhe pranë memorialit “Kosova kujton”, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike.
“Kosova qëndron pranë SHBA-së jo vetëm pse SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera është e palëkundur”, tha Kurti.

