Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në parlament , duke e cilësuar situatën e krijuar si “maskaradë”.
Përmes një deklarimi në Facebook, Gjini ka akuzuar mazhorancën se po përdor një “lojë të pastër” për të blerë kohë.
“Kjo maskaradë që ndodhi sot në Kuvend është lojë e pastër për të blerë kohë, që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, tha ai përmes një video-mesazhi.
Gjini ka paralajmëruar se kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda për institucionet e vendit.
“Kjo edhe nëse çmimi është shkatërrimi i institucioneve të shtetit. Ky është mesazhi im dhe i Aleancës për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, ka deklaruar ai.

