HomeAktualeYamal thyen rekordin e Mbappes në Champions

Yamal thyen rekordin e Mbappes në Champions

spot_img

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës ka thyer një rekord që mbahej nga Kylian Mbappé, vetëm pak orë pasi deklaratat e tij për garën e Topit të Artë u interpretuan si një thumbim ndaj sulmuesit francez.

Yamal asistoi Raphinhan në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Feyenoordit, në xhiron e parë të fazës së ligës në Champions.

Asistim që në minutat e parë

Pa kaluar ende tre minuta lojë, Yamal dha një pasim të zgjuar për Raphinhan, i cili depërtoi drejt zonës, kaloi mbrojtjen holandeze dhe realizoi golin e parë të Barcelonës.

Ky kontribut e çoi Yamal në një tjetër rekord mbresëlënës.

21 – Lamine Yamal now has 21 goal involvement in the UEFA Champions League (11 goals, 10 assists); the outright most by a teenager in the competition’s history, overtaking Kylian Mbappé’s 20.

Prodigious. pic.twitter.com/Ire0T8j89z

— OptaJoe (@OptaJoe) September 9, 2026

Sipas statistikave të “Opta”, spanjolli ka marrë pjesë tashmë direkt në 21 gola në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 11 herë dhe duke dhënë 10 asistime.

Kalon Mbappen në historinë e Championsit

Me këtë statistikë, Yamal është bërë adoleshenti me më së shumti kontribute direkte në gola në historinë e Ligës së Kampionëve.

Ai ka kaluar pikërisht Kylian Mbappen, i cili kishte regjistruar 20 gola dhe asistime të kombinuara gjatë periudhës kur ishte ende adoleshent.

Për Yamal, ky është një tjetër rekord që konfirmon ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur në futbollin evropian në një moshë kaq të re, raporton Express.

Gjithçka ndodh pas deklaratave për Topin e Artë

Rekordi ndaj Feyenoordit vjen vetëm pak orë pasi Yamal foli për kandidaturën e tij për Topin e Artë.

I pyetur nëse mendon se e meriton çmimin prestigjioz individual, ai dha një përgjigje që shumë e interpretuan si mesazh indirekt për Mbappen.

“Nuk mendoj se duhet të them se e meritoj çmimin, sepse nuk mendoj për këtë”, deklaroi Yamal.

“Jam krenar për skuadrën time dhe kombëtaren. Jemi kampionë bote dhe nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Kjo është puna juaj, e gazetarëve, dhe unë nuk do të filloj të lutem për asgjë.”

Mbappé: “Nëse do të votoja, do të votoja për veten”

Deklarata e Yamal erdhi vetëm një ditë pasi Mbappé kishte folur hapur për ambiciet e tij për ta fituar Topin e Artë.

“Kam ndjesinë se jam në gjendje ta fitoj këtë vit dhe për këtë arsye nuk jam larguar nga ky objektiv”, kishte deklaruar francezi.

“Nëse do të kisha mundësi të votoja, do të votoja për veten.”

Tashmë rivaliteti mes dy yjeve nuk zhvillohet vetëm në garën për trofe individualë.

Me 21 kontribute në gola në Champions si adoleshent, Yamal i ka marrë Mbappes edhe një rekord historik dhe vazhdon të forcojë kandidaturën e tij mes futbollistëve më të spikatur të brezit të ri.

Lajmet e Fundit

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të...

Trump premton 5 mijë dollarë për secilin amerikan të rritur

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka premtuar se amerikanët e rritur mund të përfitojnë...

Ronaldo vazhdon ndjekjen e shifrës 1000: Ylli portugez shënoi golin e 979-të në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola me një ritëm të pandalshëm. Ylli portugez realizoi...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...