HomeAktualeKurti i fton Hamzën dhe Abdixhikun në takim për nënkryetarët e Kuvendit

Kurti i fton Hamzën dhe Abdixhikun në takim për nënkryetarët e Kuvendit

spot_img
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të biseduar për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në një deklarim për media, pas ndërprerjes së seancës konstituive, Kurti tha se dakordimi me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët është i rëndësishëm.
“Unë tashmë jam në kontakt, përveçse me kryetarin e LDK-së gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së, që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve meqenëse nevojitet mbështetja e mazhorancës edhe për propozimet e tyre”, tha ai
Kurti shtoi: “Le të jemi pozitiv e konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja’’.
Sipas Kurtit, mënyra e propozimit të nënkryetarit nga Lista Serbe nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.
‘’Për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoj saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Slavko Simiqin. Pra propozimin me shkrim që e ka bërë kur ka kërkuar që nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Listës Serbe të jetë Slavko Simiqi e ka shkruar në përputhje me Kushtetutën, por atë çfarë e deklaroi ai ishte në shpërputhje flagrante’’.

Lajmet e Fundit

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të...

Trump premton 5 mijë dollarë për secilin amerikan të rritur

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka premtuar se amerikanët e rritur mund të përfitojnë...

Ronaldo vazhdon ndjekjen e shifrës 1000: Ylli portugez shënoi golin e 979-të në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola me një ritëm të pandalshëm. Ylli portugez realizoi...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...