HomeAktuale“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

spot_img

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha edhe një herë u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, nga ora 14:00.

Tasholli, në një konferencë për media, u shpreh se mobilizimi qytetar po ndjehet kudo nëpër Kosovë dhe në diasporë.

“Kjo gatishmëri na bën të besojmë se në ditën e Marshit nuk do të jemi thjesht shumë njerëz në një vend. Do të jemi njerëz të bashkuar nga kujtesa, solidariteti dhe kërkesa për drejtësi. Prandaj, sot ftesa jonë shkon për secilin, ejani dhe bëhuni pjesë e Marshit. Ejani me familjet tuaja, me miqtë dhe me bashkëqytetarët tuaj. Le të jetë pjesëmarrja jonë masive, paqësore dhe dinjitoze”, bëri thirrje Tasholli.

Ai tha se lansimi i Orëve të pritjes brenda dhe jashtë Kosovës dhe ndezja e zjarreve nëpër Zona, janë shndërruar në vende takimi e bashkimi të qytetarëve, pa dallim.

“Kemi parë njerëz që kanë ardhur jo sepse dikush ua ka kërkuar, por sepse e kanë ndier se duhet të jenë aty. Kemi parë qytetarë të moshave të ndryshme, familje, të rinj e të reja dhe bashkatdhetarë tanë që kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje. Zjarret e ndezura nëpër zona e kanë bartur të njëjtin mesazh nga njëri cep i vendit në tjetrin, kujtesa jonë është e gjallë dhe solidariteti ynë nuk është shuar.

Ndërsa aksioni i sotëm para EULEX-it ishte vazhdimësi e kërkesës sonë për drejtësi”, theksoi Ismail Tasholli.

Ndërkaq, Eliza Hoxha njoftoi se do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova, në mënyrë që largësia të mos jetë pengesë për askënd që do të marrë pjesë në marsh.

“Nga qytetet dhe komunat anembanë vendit do të organizohen nisje drejt Marshit. Pikat e nisjes, oraret dhe detajet e transportit do të bëhen publike me kohë përmes njoftimeve tona zyrtare. Mesazhi ynë është i thjeshtë, kudo që jeni, bëhuni gati”, tha ajo.

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...