Zyba kalon testet mjekësore te Legia, mbetet vetëm zyrtarizimi

Zyba kalon testet mjekësore te Legia, mbetet vetëm zyrtarizimi

Qëndrim Zyba së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari i ri i klubi polak Legia Varshava, pasi sipas mediave polake ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Përfaqësuesi i Kosovës, që ka shkëlqyer te Ballkani në vitet e fundit, ka kaluar me sukses testet mjekësore në klubin kryeqytetas polak, shkrua mediumi Meczyki.

Siç është shkruar edhe më herët,  Zyba  do të kushtojë Legias diku rreth 500 mijë euro.

Mesfushori ka qenë nën vëzhgim prej disa muajsh nga klubi dhe së fundmi ai luajti mirë në një ndeshje miqësore kundër Jagiellonia Bialystok, të cilin e ndoqën  nga afër Jacek Zielinski  (drejtor sportiv i klubit) dhe Radoslaë Mozyrko  (kreu i skautingut).

Zyba ka luajtur katër ndeshje për Kosovën, ku debutoi në tetor të vitit të kaluar.

Mesfushori qendror këtë sezon ka luajtur 28 herë për FC Ballkani, ka shënuar 4 gola, ka dhënë 1 asistim.