HomeAktualeMedaljet nga Taranto dhe synimi Prishtina 2030, Kurti: Mbi këtë rezultat, ta...

Medaljet nga Taranto dhe synimi Prishtina 2030, Kurti: Mbi këtë rezultat, ta forcojmë gjithë sportin

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar suksesin e radhës të ekipit kosovar të xhudos, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e punës, disiplinës dhe profesionalizmit ndër vite.

Kurti ka bërë të ditur se së bashku me trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe ekipin e xhudos ka diskutuar për sukseset e fundit, por edhe për përgatitjet dhe synimet e sportit kosovar në katër vitet e ardhshme, deri në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Laura Fazliu u kthye me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta. Pas secilës prej tyre qëndrojnë vite pune, disipline dhe një sistem që ka dëshmuar se rezultatet e mëdha nuk vijnë rastësisht”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në takim janë diskutuar edhe rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare në Taranto, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në periudhën deri në vitin 2030.

“Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta. Tash synimi është që këtë kulturë të rezultatit ta forcojmë edhe më shumë në gjithë sportin kosovar”, është shprehur Kurti.

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e PISA 2025, Kosova mbetet nën mesataren e OECD-së

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2025, ku Kosova...

Abdixhiku reagon ndaj Hotit e Bajramit: Nuk rrotullohet shteti për një ambicie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Avdullah Hotit...

Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me...

Siguria, sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme janë themel i një Kryeqyteti që zhvillohet dhe ecën përpara

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...