Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi shumë sukses në misionin e tij.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional, sfidat në fushën e sigurisë dhe angazhimin e përbashkët për një Prishtinë më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë partner i hapur dhe konstruktiv në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

