Pas Likocit, Gllogjanit e Zonës Operative të Llapit, “Zjarri i Lirisë” do të vazhdojë të ndizet edhe në zona tjera në Kosovë.
Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se sonte do të ndizet në Zonën Operative të Pashtrikut.
“Sonte, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, do të ndizet “Zjarri i Lirisë” në Zonën Operative të Pashtrikut.”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.
Ky aktivitet do të mbahet nga ora 19:00 te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në një vend me simbolikë të veçantë për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.

