Homeballine 2“Ylli i Javës” për futbollistin Kenan Haxhihamza

“Ylli i Javës” për futbollistin Kenan Haxhihamza

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e tretë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë portierit të FC Drenicës, Kenan Haxhihamzës, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës së Drenicës kundër SC Gjilanit, me rezultat 2:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e saj dhe pozicionimin tonë në tabelë, duke qenë të vetëdijshëm që pikët e plota duhet të mbesin në Drenicë.
Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë, sepse në radhët e SC Gjilanit ka individë të cilët mund ta vendosin ndeshjen, megjithatë e kemi analizuar mirë për të arritur te ky rezultat.
Për rezultatet e FC Drenica duhet falënderuar shtabin e trajnerëve për punën e jashtëzakonshme që nga ardhja e tyre, ekipin, por në veçanti kapitenët, të cilët me eksperiencën e tyre kanë arritur të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme në zhveshtore, e cila reflektohet edhe në fushë, ku gjithmonë shfaqemi si një ekip i bashkuar. Pritjet e mia në këtë ndeshje kanë ndihmuar ekipin dhe për këtë jam shumë i lumtur, si në aspektin individual, po ashtu edhe në atë kolektiv. Meqë tashmë është shpallur matematikisht kampion FC Drita, i uroj për punën e bërë dhe për titullin e merituar, duke i dëshiruar suksese në garat evropiane”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...