Homeballine 2“Ylli i Javës” për futbollistin Arianit Hasani

“Ylli i Javës” për futbollistin Arianit Hasani

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e katërt të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Arianit Hasani, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer dhe kontributit të madh në fitoren e skuadrës së tij ndaj SC Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Hasani u shpreh i lumtur për suksesin e arritur dhe rëndësinë e kësaj fitoreje për ekipin: “E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë përballje dhe presioni ka qenë shumë i madh, por jam i lumtur që morëm tri pikë dhe dolëm faqebardhë. Synimet tona kanë qenë të jemi në top 3. Normalisht, renditja aktuale nuk është ajo që e dëshirojmë dhe shpresojmë t’i shmangemi edhe barazhit. E dimë që kemi ekip të mirë dhe nuk e meritojmë pozitën ku ndodhemi aktualisht. I falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerin, sepse pa ta nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme. Gjithashtu, jam shumë i lumtur edhe në aspektin personal për këtë vlerësim”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...