Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshet kryesore të Prishtinës për të protuestuar kundër dënimit me burgim për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në mesin e protestuesve ishin edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan më 16 shtator.
Protesta e organizuar në mbrëmje afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, vjen pasi në mesditë, në po të njëjtin vend, nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mijëra persona protestuan kundër aktgjykimit dënues.
Ata shpalosën një sërë kërkesash për institucionet e vendit, përfshirë, shfuqizimin apo ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

