HomeAktualeTrump thotë se nuk është penduar për luftën me Iranin

Trump thotë se nuk është penduar për luftën me Iranin

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk është penduar që ka hyrë në luftë me Iranin, pavarësisht ndikimit të mundshëm të konfliktit në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se do të merrte sërish të njëjtin vendim.

“Nuk besoj te fjala ‘pendesë’. Gjithmonë mund ta vini pak në dyshim veten”, tha Trump për Fox News, në një intervistë të transmetuar më 10 shtator.

“Nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do të bëja saktësisht atë që bëra”, shtoi udhëheqësi amerikan, raporton Rel.

Trump hodhi poshtë po ashtu sugjerimet se disa prej mbështetësve të tij ishin demoralizuar nga lufta, duke theksuar se ata ishin “shumë krenarë për faktin se nuk po e lejoj Iranin të ketë armë bërthamore”.

Ai përsëriti parashikimin e tij se konflikti do të përfundonte pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

“Përfundon menjëherë pas zgjedhjeve”, tha ai, një ditë pasi akuzoi Teheranin se po përpiqej të ndikonte në votimet në SHBA.

Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës – rritje e lidhur me konfliktin – është bërë një problem për republikanët në prag të zgjedhjeve.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit në fund të shkurtit. Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund armiqësive, por marrëveshja dështoi.

Javët e fundit, palët janë përfshirë në sulme reciproke, për të cilat vëzhguesit thonë se mund të rrezikojnë që ta përshkallëzojnë konfliktin dhe konflikti të kthehet në një luftë në shkallë të plotë.

Lajmet e Fundit

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

Një flamur amerikan i vendosur në objektin e qeverisë, qirinj dhe një tablo me...

Raphinha shpallet lojtari i muajit në La Liga

Ylli brazilian i Barcelonës ka fituar çmimin pas një starti fantastik. Raphinha realizoi 5 gola...

Shaip Muja, letër Hagës në prag të verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të...

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova

Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqëueses së...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...