HomeAktualeTemperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në...

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e qytetarëve.

Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë rregullisht dhe të shmangin pijet me sheqer dhe alkool. Po ashtu, këshillohet që të kufizohen daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga 11:00 deri në 17:00, si dhe të qëndrohet në ambiente me hije ose të freskëta.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të veshin rroba të lehta, prej pambuku dhe me ngjyra të hapura, ndërsa kërkon kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Njëkohësisht, IKSHPK rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen as për pak minuta brenda automjeteve, pasi temperatura në makinë rritet shumë shpejt dhe mund të paraqesë rrezik serioz për jetën.

Instituti gjithashtu rekomandon hidratim të vazhdueshëm, përdorimin e kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, mbrojtjen e syve dhe kokës me kapelë ose syze, si dhe kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia, si lodhja, marramendja dhe dhimbja e kokës. Në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, qytetarët këshillohen të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, raporton Telegrafi.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...