Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i ka vlerësuar si të gabueshme takimet e liderëve të partive opozitare me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Kreu i ekzekutivit kosovar, në ditët e fundit ka takuar ndaras kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, por në asnjërin prej tyre nuk është arritur ndonjë marrëveshje lidhur me presidentin dhe kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen.
“Në lojën e Kurtit kanë rënë fillimisht LDK, pastaj edhe PDK. Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt! Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi.”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë se partia e tij ka mbetur e vetmja që e ka lexuar, sipas tij, lojën e Kurtit.
“Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën!”, ka shkruar Ramadani në ‘Facebook’.
Pikërisht për këtë, Ramadani i Aleancës ka thënë se është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë.

