Sveçla në Itali, pritet nga komandanti i Karabinierëve, gjeneral Teo Luzi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, është pritur edhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.
Me këtë rast, gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët
Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë.
Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale.