HomeAktualeSupremja: Shfuqizohet pagesa prej 3 euro për shoqëruesit në spitale

Supremja: Shfuqizohet pagesa prej 3 euro për shoqëruesit në spitale

spot_img

Gjykata Supreme ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën prej 3 euro për çdo ditë qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeçe.

IKD, ka parashtruar padi në Gjykatën Supreme të Kosovës, kundër të paditurës Ministria e Shëndetësisë, me bazë juridike shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ, përkatësisht pikës 4 të shtojcës 3.

Në arsyetimin e saj, paditësja kishte theksuar se Ligji nr.04/L-125 për Shëndetësi e definon bashkëpagesën si mjet financiar që paguhet për shërbime të kujdesit shëndetësor nga personat që i shfrytëzojnë ato shërbime, ndërsa personi shoqërues nuk mund të konsiderohet shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore, pasi ai nuk i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe nuk përfiton shërbime diagnostike, terapeutike apo rehabilituese.

Gjykata Supreme, pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, ka vlerësuar se dispozitat e kontestuara nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se përmes tyre është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.

“Në aktgjykim, Gjykata Supreme thekson se bashkëpagesa mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të një shërbimi shëndetësor. Sipas vlerësimit të Gjykatës, personi shoqërues nuk e plotëson këtë kriter, pasi prania e tij në institucionin shëndetësor lidhet me mbështetjen e pacientit dhe jo me marrjen e shërbimeve shëndetësore”.

“Gjykata Supreme po ashtu ka vlerësuar se Ministria e Shëndetësisë, përmes Udhëzimit Administrativ nr.03/2024, ka tejkaluar autorizimin ligjor të dhënë nga Ligji për Shëndetësi, duke krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore, në kundërshtim me parimin e legalitetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e Gjykatës potencohet se tarifimi i personave shoqërues cenon të drejtat e qytetarëve në qasje të barabartë dhe efektive në kujdesin shëndetësor, veçanërisht duke pasur parasysh praktikën faktike në institucionet publike shëndetësore, ku prania e familjarëve shpesh paraqet nevojë reale për mbështetje të pacientëve gjatë hospitalizimit.

Gjykata Supreme ka konstatuar se aktet nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi apo detyrime financiare që nuk janë të parapara me ligj.

Lajmet e Fundit

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e...

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Sot, në zyrën e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u zhvillua takimi...

Isni Kilaj niset për në Hagë: Më 17 nëntor pres drejtësi, gjithmonë me Çlirimtarët 

Isni Kilaj ka bërë të ditur se sot është nisur për në Hagë, ku...

Policia godet grupin kriminal të trafikimit me kokainë, sekuestrohen drogë dhe asete mbi 300 mijë euro

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...