HomeAktualeSami Lushtaku i reagon Kurtit: po vazhdon me gënjeshtra

Sami Lushtaku i reagon Kurtit: po vazhdon me gënjeshtra

spot_img

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku ky i fundit tha se një vit më parë “Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare”.

“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”, ka shkruar në ‘Facebook’ Lushtaku.

Ai ka theksuar se meqë Kurti po vazhdon me shpifje e sulme ndaj tij, nga nesër do të iniciojë padi për këtë çështje.

“Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.
Mjaft më!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajmet e Fundit

“No Sorry”, Butrint Imeri publikon këngën e re

Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga është prodhuar...

Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Përparim Gruda, ka thënë se PDK nuk përjashton asnjë parti për marrëveshje politike, por...

Real Madrid, mund të lërë të lirë lojtarin për 50 milionë euro

Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi...

AGK-ja, e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...