HomeAktualeRama: Skenderaj sot u përdor si skenë për manipulimin e radhës politik...

Rama: Skenderaj sot u përdor si skenë për manipulimin e radhës politik nga Albin Kurti

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Skenderaj.

Ai ka shkruar në ‘Facebook’ se Skenderaj sot u përdor si skenë për manipulimin e radhës politik nga Albin Kurti.

“Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik. Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris ai po MANIPULON”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i tij: 

SKENDERAJ SOT U PËRDOR SI SKENË PËR MANIPULIMIN E RADHËS POLITIK NGA Albin Kurti

Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik. Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris ai po MANIPULON.

Ky është i njëjti kryeministër që ka REFUZUAR t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Sepse ai është mbi ligjin. Ai është ligji.

Fakti që Drenica mbushet me forca policore tregon nevojën e tij të sëmurë për të projektuar autoritet dhe për të ushqyer një logjikë hakmarrjeje politike.

Duke e ditur sakrificën dhe vuajtjen që ka përjetuar Drenica, ta provokosh këtë trevë dhe ta etiketosh Kryetarin e saj si “Serbia” është një akt i ulët. Ta vësh në rrezik paqen sociale dhe t’i shtysh qytetarët drejt përçarjes dhe konfliktit është ligësi.

Ky tensionim i qëllimshëm dhe këto tentativa për destabilizim politik janë jashtëzakonisht të RREZIKSHME për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Drenica nuk e meriton këtë. Kosova nuk e meriton këtë.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...