HomeAktualeQeveria rrit shtesat për lehonat e papunësuara, nga 325 në 500 euro...

Qeveria rrit shtesat për lehonat e papunësuara, nga 325 në 500 euro nga ky muaj

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se nga ky muaj lehonat e papuna do të përfitojnë mbështetje nga shteti nga 500 euro në muaj për gjashtë muaj.

Kurti bëri të ditur se lehonat e papunësuara për gjashtë muaj në total i bie të marrin 3 mijë euro.

“Nga ky muaj rrisim shtesat për lehonat. Në këtë maj po i rrisim shtesat për lehonat ashtu siç kemi premtuar nga 325 në muaj në 500 euro në muaj sa paga minimale. Me fjalë të tjera nuk po presim korrikun, por rritjen po e bëjmë qysh tani.

Nga ky muaj e tutje çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje mujore 500 euro në muaj. Kjo për një lehonë që nuk është e punësuar përkthehet në 3 mijë euro mbështetje për 6 muaj, pa i llogaritur shtesat mujore për foshnjat.

Kurse për nënat lehona të punësuara kjo përkthehet me mbështetje prej 1500 eurove përtej pagesave që u takon atyre me Ligjin e punës, 70 për qind e pagës nga punëdhënësi për gjashtë muaj dhe 50 për qind e pagës mesatare nga shteti për tre muaj tjerë”, tha Kurti.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...