Publikohet platforma Janjeva Tourism
Është publikuar platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural që ka për qëllim promovimin të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.
Për zhvillimin e saj janë angazhuar ekspert të fushës, dhe persona të të gjitha komuniteteve në rajonin e Janjevës.
Të dhënat e paraqitura në platformë janë siguruar përmes vizitave në mbi 60 pika/lokacione atraktive të këtij rajoni dhe janë të ndara në tri kategori kryesore: pasuri kulturore, pasuri natyrore dhe shërbime.
Projekti i zbatuar nga EC Ma Ndryshe është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës” që financihet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkimi Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.’https://www.janjevatourism.com/?fbclid=IwAR1FqBubPB8If1jB9_aM2-bpDQet5wkfUGU1zHge9nDdDYGz3OJAGD5LYZI