
Haradinaj çmon lartë rolin e Kallasit në angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesen e Lartë, zv. Presidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Gjatë takimit, Haradinaj ka çmuar lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.
“Theksova nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë dejt integrimit”, ka deklaruar Haradinaj.
