HomeAktualePrezantohet ecuria e hartimit të master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...

Prezantohet ecuria e hartimit të master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

spot_img

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e ecurisë për hartimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Duke e vlerësuar këtë si njërin nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës për kujtesën historike, për trashëgiminë kulturore dhe për identitetin tonë, kryeministri në detyrë Kurti tha se Prekazi zë një vend të posaçëm në kujtesën historike të popullit tonë.

“Qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e shndërruan atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë, duke dëshmuar kësisoj se liria nuk është vetëm ideal politik, por edhe vlerë për të cilën flijohet gjithçka”, tha ai.

Kryeministri në detyrë theksoi se trajtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” nuk është vetëm një projekt i planifikimit hapësinor, i konservimit apo i muzealizimit, por një detyrim institucional për të ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë me dinjitet këtë trashëgimi te brezat që vijnë pas nesh.
Pas prezantimit të ecurisë, kryeministri në detyrë Kurti tha se, sipas planifikimit të paraparë, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës. Ndërsa, shtoi se kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit që të iniciojë procedurat e prokurimit për zbatimin e këtyre projekteve, duke shënuar kalimin nga faza e planifikimit dhe projektimit në fazën e ndërhyrjeve konkrete konservuese në terren.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...