HomeAktualePresidentja pret në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës,...

Presidentja pret në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës, merr një kërkesë

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së.

Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.

Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre.

Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RrGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave.

Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po...

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Nlnë përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret...

Dy futbollistë të FC Prishtinës ftohen te Përfaqësuesja U19 e Kosovës

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, janë ftuar nga Përfaqësuesja...

Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...