HomeAktualePrattipati viziton Aleancën, takohet me kryetarin e ri, Ardian Gjini

Prattipati viziton Aleancën, takohet me kryetarin e ri, Ardian Gjini

spot_img

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjini e ka falënderuar Prattipatin për vizitën, si dhe për urimet e saj me rastin e marrjes së detyrës në krye të Aleancës. “Gjatë bashkëbisedimit, ndamë pikëpamjet tona për proceset aktuale politike, e në veçanti për procesin e zgjedhjeve në Kosovë. Po ashtu, e sigurova znj. Prattipati se ndryshimi i fundit në lidershipin e Aleancës nuk nënkupton në asnjë formë ndryshim të orientimit tonë strategjik dhe të bindjeve tona të prera për rrugën që duhet të ndjekim. Përgjatë bisedës, shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në të gjitha fazat historike dhe shtetndërtuese të Kosovës”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...