Homeballine 2Posta e Kosovës shënon 1,11 milionë euro fitim në vitin 2025

Posta e Kosovës shënon 1,11 milionë euro fitim në vitin 2025

spot_img

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, së bashku me kryeshefen ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe drejtorin e Njësisë për Ndërmarrje Publike, Dëfrim Pllashniku, kanë nënshkruar marrëveshjen për kompensimin e shërbimit universal postar, në vlerë prej 477 mijë eurosh, në përputhje me normat evropiane.

Shërbimi universal postar garanton që të gjithë qytetarët të kenë qasje në shërbimet e pranimit dhe dërgimit të letrave dhe pakove, brenda dhe jashtë vendit, me çmime të përballueshme dhe të unifikuara, në të gjitha pikat postare dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton që çmimi i pullës postare për një kartolinë brenda Prishtinës është i njëjtë me atë për një kartolinë nga Leposaviqi në Brod të Sharrit.

Posta e Kosovës pritet që edhe këtë vit ta mbyllë me rezultat financiar pozitiv, duke shënuar kështu vitin e tretë radhazi me fitim. Ndërmarrja kishte arritur të dalë me fitim për herë të parë në vitin 2024, pas më shumë se një dekade nga themelimi si ndërmarrje e veçantë. Kurse, gjatë vitit 2025 Posta e Kosovës ka shënuar 1,11 milionë euro fitim, ndërsa auditori i jashtëm i ka dhënë opinion të pastër, pa vërejtje, për pasqyrat financiare të ndërmarrjes.

Nën udhëheqjen e kryeshefes Nora Rraci, Posta e Kosovës ka zgjeruar rrjetin e saj me hapjen e 43 zyrave të reja postare, ka investuar në teknologjinë informative dhe ka modernizuar flotën e automjeteve me mjete vetanake, duke siguruar shtatë furgonë, dhjetë vetura dhe 59 motoçikleta.

Këto rezultate dëshmojnë për përmirësimin e performancës financiare dhe operacionale të ndërmarrjes, si dhe përkushtimin për ofrimin e shërbimeve postare cilësore dhe të qasshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare 2030: T’i përmbushë obligimet e veta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për rrezikimin e organizimit...

Kurti në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga kryeministri i Irlandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të European Political Community (EPC) në Dublin...

Bashkëpunim i ri ndërkombëtar në UP

Prorektorja për ndërkombëtarizim, prof. Rozafa Basha, priti sot profesoreshën amerikane Kumni Yu Danico nga...

AKK-ja u përcjell deputetëve kërkesat e komunave për projektbuxhetin e vitit 2027

Në emër të Komunave të Republikës së Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...