HomeAktualePolicia: Gjashtë policë të lënduar, tre protestues të shoqëruar në stacion

Policia: Gjashtë policë të lënduar, tre protestues të shoqëruar në stacion

spot_img

Policia e Kosovës tha se gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë protestës pranë Kuvendit dhe Qeverisë mbrëmjen e 5 tetorit.

Në një njoftim, policia tha se tre protestues u shoqëruan në stacion policor. Veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.

Policia konfirmoi përdorimin e gazit lotsjellës dhe topit të ujit, duke thënë se ndërhyri ndaj protestuesve që hodhën mjete piroteknike dhe sende të forta drejt institucioneve dhe zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit, protesta po vazhdonte e qetë në orët e vona.

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Kthehuni në seancë ta votojmë ligjin

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të shkojnë...

Hamza e quan “shantazh dhe jo serioze” ofertën e Kurtit

Komunikimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës...

Kurti me ofertë të re për PDK-në

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Hamza i përgjigjet Kurtit: Qëndrimi i PDK-së nuk ndryshon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia e tij...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...