HomeAktualePërparim Rama ngushëllon familjen e punëtorit që humbi jetën në aksidentin në...

Përparim Rama ngushëllon familjen e punëtorit që humbi jetën në aksidentin në vendpunisht

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur pikëllimin e tij për humbjen tragjike të jetës së një punëtori në aksidentin e ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”.

Përmes një postimi, Rama u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimës, ndërsa të lënduarit i ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Ai ka falënderuar Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për reagimin e shpejtë dhe profesional gjatë ndërhyrjes.

Rama theksoi se rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente, ndërsa vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është në kompetencë të Inspektoratit Qendror të Punës.

Sipas tij, humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të shërbejë si kujtesë se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte.

Lajmet e Fundit

Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të metalit në...

Këto janë gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n

Nëse lidhja juaj Wi-Fi nuk funksionon siç duhet, problemi mund të mos jetë gjithmonë...

Grimeri shqiptar i propozon martesë partnerit në Itali

Make-up artisti me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e...

2Ton publikon këngën “Si me bateri” (VIDEO)

Artisti i njohur, 2Ton ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. “Si me...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...