HomeAktualePërgatituni për mot të ndryshueshëm në javën që vjen – diell, shi...

Përgatituni për mot të ndryshueshëm në javën që vjen – diell, shi e breshër

spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të kushtëzojnë reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Sipas këtij instituti, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore, përcjell Klankosova.tv.

“Cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezatimit diellor”, njoftoi IHMK.

Njoftimi i plotë:

Të hënën – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike (rrufe). Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26 dhe 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Të martën – Mot me diell dhe vranësira të dendura. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të shoqëruara me rrufe. Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 26°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.

Të mërkurën – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende, vranësirat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Të enjten – Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 21 dhe 25°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Të premten – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...