Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë konfirmuar pjesëmarrjen e deputetëve të tyre në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për 9 shtator.
Të dyja subjektet opozitare kanë bërë të ditur se do të jenë pjesë e seancës, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve dhe tejkalimit të ngërçit institucional.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën dhe afatet ligjore.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të jetë një tjetër përballje politike mes partive, në një kohë kur Kuvendi ende nuk është funksionalizuar dhe vendi po përballet me një krizë të zgjatur institucionale.

